Sugjerojmë:

30 minuta stërvitje në shtëpi/Ju duhet vetëm peshqiri dhe ujë

Mos e lejoni karantinën që t’ju shtojë në peshë!

Të stërviturit në shtëpi është diçka krejtësisht e mundshme dhe po aq efektive sa orët e tëra e shpenzuara në palestër. 30 minuta çdo ditë do të ishte mëse ideale për të mbajtur peshën dhe format e trupit në parametrat e duhura.

Interneti në këtë drejtim na e thjeshton akoma më shumë punën, prandaj Nepsi në morinë e videove që pa nga hulumtimi, zgjodhi për ju videon si më poshtë.

Koha në total është 37 minuta. Çdo ushtrim zgjat 40 sekonda dhe 15 sekonda janë pushim.

Vishu sport, merr peshqirin, rrëmbe 1 shishe ujë dhe eja nisim së bashku nga puna.

Në fund të stërvitjes, do të ndihesh kaq mirë!

 

Lini një koment