Sugjerojmë:

Super pije që pastron trupin në pranverë

Kjo pije është ideale për të na dhënë energji të reja dhe për të forcuar mbrojtjet imunitare. Gjithashtu na ndihmon të pastrohemi nga shumë toksina të akumuluara në trup. Për të mos folur për shijen pastaj që kënaq nevojën tonë për të pasur diçka të freskët.

Përbërësit për dy porcione:

  • 2 dardhë
  • 1 portokall
  • 1 tufë lakërishta dhe një tufë spinaq
  • 1 limon
  • 1 copë xhinxher i freskët
  • 2 lugë mjaltë

Përgatitja:

  • Fruloni të gjithë përbërësit në mikser. Dardhët janë elementi kryesor i kësaj pijeje centrifugat, pasi përveçse kanë veti diuretike, sigurojnë kuercitinë dhe kanë veprim anti-inflamator. Gjithashtu favorizojnë ekulikibrimin e florës intestinale, e rëndësishme për të nxjerrë jashtë toksina.
  • Veprimi diuretik i  lakrëishtave, të cilat ndihmojnë edhe ata që kanë probleme me mbajtjen e lëngjeve si dhe veprimi pozitiv i spinaqit tek funksionet e mëlçisë e bëjnë këtë pije një aleate të fortë të pastrimit të trupit. Nga ana tjetër, portokalli e limoni janë të pasur me vitaminë C, një prej pastrueseve më të mira të organizmit me kapacitet të mëdha për të eliminuar radikalet e lira, kurse xhinxheri vepron si antiinflamator dhe mbështet veprimin depurativ të trupit.

Lini një koment