Sugjerojmë:

Supë me thjerrëza dhe patate

1, 2 l bordo perimesh
2 patate
Një tufë majdanoz
1 karotë
1 degë selino
6 gjethe lakre
200 gr thjerrëza të kuqe
½ qepe
1 bustinë shafran Indie

1.Lini në ujë thjerrëzat për dy orë. Lani patatet, qërojini dhe pritini në kubikë. Grini qepën, karotën dhe selinon. Skuqini në një tenxhere me pak vaj ulliri.
2.Shtojuni perimeve të skuqura thjerrëzat dhe patatet. Përziejini mirë dhe shtoni 6 gjethet e lakrës. Shtoni brodon e nxehtë dhe ziejeni supën për 30 minuta.
3.Merrni disa garuzhde nga supa (pa gjethet e lakrave), hidhini në frulator së bashku me bustinën e shafranit dhe formoni një krem. Shtojani këtë krem supës.
4.Ziejeni edhe 10 minuta. Në fund shtojini pak piper dhe një tufëz majdanozi të freskët të grirë.

Lini një koment