Sugjerojmë:

Supë me lakër e oriz. Fantastike për të forcuar imunitetin!

1 kg lakër
2 presh (pjesa e bardhe)
3 karota
2 qepë të grira hollë
4 lugë gjelle vaj
3 lugë oriz
1 limon
Kripë, piper

1.Prisni imët preshin, lakrën dhe karotën.
2.I lini bashkë në një tenxhere me ujë të vakët, për 10 minuta derisa të zbuten disi.
3.Ndërkohë në një tenxhere tjetër me vaj luledielli, skuqni qepën e grirë imët. Shtoni perimet e kulluara, pak kripë, piper e lëng limoni.
4.I përzieni mirë dhe shtoni orizin.
5.Shtoni 2-3 gota ujë të nxehtë dhe i vini kapakun. E lini supën në zjarr për 15-20 minuta.

Lini një koment