Sugjerojmë:

Supë krem thjerrëzash: pjatë delikate dhe e shëndetshme

300 gr thjerrëza
1 karotë
4 lugë pana kuzhine
1 qepë
1 spec djegës (opsional)
Bukë e mbetur (për t’u thekur dhe shoqëruar supën)
Kripë dhe piper

1.Vendosini thjerrëzat në ujë që një natë para.
2.Në një tigan shtoni vaj ulliri, qepën dhe karotën e grirë hollë.
3.Shtoni thjerrëzat dhe dy gota ujë.
4.Vendosini të ziejnë me kapak mbyllur dhe herë pas here shtoni ujë nëse nevojitet.
5.Shtoni kripë e piper dhe fikni zjarrin.
6.Shtoni panën për të marrë kremozitetin e duhur.
7.Thekni bukën e mbetur dhe priteni në copa të vogla. Ose kalojeni në tigan me pak vaj ulliri e.v dhe spec djegës nëse ju pëlqejnë shijet pikante.
8.Hidheni nëpër pjata dhe shërbejeni me copa buke të thekur.

Lini një koment