Sugjerojmë:

Supë krem karotash me xhinxher dhe oriz

Supë krem karotash me xhinxher dhe oriz

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 50 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Një pjatë e parë e thjeshtë dhe kremoze, supa me perime është shumë e shijshme dhe delikate, ideale për vaktin e darkës së çdo dite. Është e thjeshtë për t’u përgatitur dhe në harmoni me ëmbëlsinë e karotave.

Ingredientët

  • 800 gr karota
  • 150 gr oriz basmat
  • 2 patate
  • Një copë xhinxher i freskët
  • Pak bar qepe
  • 1 l brodo perimesh
  • Pak gjalpë
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Qëroni karotat dhe patatet, lajini dhe pritini në copa. Eliminoni gjethet e jashtme të preshve dhe hiquni pjesën jeshile, lajini dhe pritini në feta. Qëroni copën e xhinxherit, grijeni dhe lani një tufë bar qepe. Pritini imët më pas.

2

Në një tenxhere zieni 1 l brodo perimesh, shtoni perimet dhe lërini për 20 minuta, më pas shtoni xhinxherin, përziejini mirë, hiqini nga zjarri dhe frulojini derisa të merrni një krem të shijshëm. Shtojini kripë.

3

Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë të kripur dhe zieni aty orizin sipas kohës së treguar në paketim. Kullojeni dhe përziejeni me pak gjalpë dhe barin e qepës.

4

Vendoseni supën krem të karotave në piata, shërbejeni duke u vendosur orizin në qendër dhe hidhuni pak piper.

Lini një koment