Sugjerojmë:

Në prag fundviti: Ja si të gatuani një supë fantastike me mishin e gjelit të detit

2 lugë gjelle vaj ulliri
3 thelpi hudhra
½ lugë gjelle trumzë e tharë
200 gram kërpudha
250 gram mish gjel deti ( në copa të vogla)
1 qepë e prerë në rrathë
3 karrota
2 dege selino
6 filxhane leng mishi
1 lugë gjelle miell
1 degë rozmarinë
1 tufë majdanoz
1 filxhan me oriz
2 filxhanë qumësht
Kripë, piper të zi

1.Në një tenxhere me vaj skuqni hudhrat, shtoni kërpudhat, qepën, karotën, selinonë dhe trumzën.

2.I përzieni mirë dhe i lini në zjarr për 3-4 minuta. I shtoni edhe miellin.

3.Pas 1 minute shtoni lëngun e mishit dhe e lini supën të ziejë.

4.Sapo të marrë valë i shtoni orizin.

5.Pas 5 minutash i shtoni mishin e gjelit të detit dhe qumështin. Pas 5 minutave shtoni kripë, piper dhe rozmarinën e grimcuar.

6.E lini supën në zjarr të ngadaltë për 20 minutat e ardhshme.

7.Në fund shërbejeni të ngrohtë me pak majdanoz të copëtuar sipër.

Lini një koment