Sugjerojmë:

Strudel i kripur me rikota dhe spinaq të freskët

Strudel i kripur me rikota dhe spinaq të freskët

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Kësaj radhe jo me mollë, por me rikota dhe spinaq. Jeni kuriozë ta provoni në shije?

Ingredientët

  • 250 gram rikota
  • 150 gram bukë
  • 50 gram gjalpë
  • 50 gram rrush i thatë
  • 50 gram stika pishe
  • 2 role brumë sfoliat
  • 1 kg spinaq
  • 3 vezë
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper i zi
  • Për lyerjen:
  • 1 vezë

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 180 gradë celsius.

2

Në një tigan skuqni gjalpin dhe shtoni spinaqin e prerë në copa të vogla ( që duhet ta keni larë paraprakisht).

3

Në një enë bashkoni rikotën, arrën moskat, vezët, rrushin e thatë, bukën e thërrmuar,stikat, pak kripë e piper. I përzieni mirë teksa keni shtuar edhe spinaqin.

4

Në tavolinën e punës hapni petën sfoliatë. Shtroni në të mbushjen dhe mund t’i jepni formën që dëshironi ( role, drejtkëndëshe, katrore).

5

Pasi e keni mbyllur petën, lyeni me të verdhën e vezës sipërfaqen e saj.

6

E fusni në furrë për 35-40 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment