Sugjerojmë:

Spinaq në furrë me djathë kaçkavall

Spinaq në furrë me djathë kaçkavall

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Pa oriz, pa miell misri! Një super recetë për të shijuar spinaqin e pasur me hekur.

Ingredientët

  • 2 tufa spinaq
  • 3 vezë
  • ½ tufë kopër
  • ½ tufë majdanoz
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 pana kuzhine
  • 150 gram djathë kaçkavall të grirë imët
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani spinaqin, pastrojeni dhe ia hiqni bishtat.

2

E vendosni për ta zierë në një tenxhere me ujë.

3

Më pas e kulloni dhe e shtrydhni mirë me dorë.

4

Në një tas rrihni vezët me pak kripë e piper.

5

Shtoni panën, djathin kaçkavall, koperin dhe majdanozin e grirë imët.

6

Në fund shtoni spinaqin dhe i përzieni mirë të gjitha bashkë.

7

Tani e kaloni masën në një tavë me madhësi mesatare.

8

E fusni në furrë për 20-25 minuta në temperaturë 180 gradë.

Lini një koment