Sugjerojmë:

Skrub portokalli për t’i dhënë energji lëkurës

Ky skrab me bazë sheqeri dhe vaj portokalli është ideal për lëkurën. Jo vetëm që e eksfolion atë duke zbuluar lëkurën e re dhe duke elimininuar shtresën e vdekur, por gjithashtu e lë atë të ushqyer dhe hidratuar. Nuk përmban kimikate dhe mund t’i dhuroni vetes suaj ndjesinë e mirëqenies në komoditetin e spa-së brenda shtëpisë suaj.

Portokalli shpesh përdoret në aromaterapi pasi krijon një ndjesi lumturie dhe relaksi si dhe i jep energji mendjes. Besojmë se ju kemi bindur t’ia nisni punës.

Përbërësit:

  1. 1 gotë sheqer
  2. ½ gote vaj kokosi
  3. ½ lugë çaji vaj esencial portokalli

Udhëzime:

  • Vendoseni vajin e kokosit në një tas mikrovale dhe nxeheni derisa të shkrijë, përreth 30 sekonda.
  • Shtoni sheqerin dhe përziejini mirë.
  • Shtoni vajin e portokallit dhe trazojini.
  • Hidhini në një tas që mbyllet hermetikisht.

Ky skrab mund të jetë edhe një ide shumë e mirë dhurate për një mikeshën tuaj.

Lini një koment