Sugjerojmë:

Si të bëhemi bionde me kamomil

Lulet e kamomilit krijojnë një ngjyrë fantastike nëse dëshironi të jeni bionde. Kamomili përmban një përbërës special të quajtur apigenin i cili i jep flokut nuancën e artë.

Kamomili përmban gjithashtu një tonik për flokët dhe është një medikament natyral për skalpin e thatë dhe zbokthin.  Për të përgatitur një larës me kamomil do t’ju duhen:

  • 1 lugë gjelle kamomil i thatë
  • 11/2 gota ujë

Zjeni ujin, shtoni kamomilin, ulni nxehtësinë dhe lëreni për 10-15 minuta. Hiqeni nga soba dhe lëreni në infuzion të mbuluar derisa të ftohet. Kullojeni dhe është gati për përdorim.

Lëreni në flokë për 10-15 minuta pastaj shpëlajeni. Përsëriteni këtë veprim dy herë në javë për rezultate më të mira.

Lini një koment