Sugjerojmë:

Shkopinj mozzarella mbështjellë me bacon

Shkopinj mozzarella mbështjellë me bacon

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Shoqërojini me salcat tuaja të preferuara dhe s'do të keni të ngopur!

Ingredientët

  • 4 toptha mozarella
  • 4 shirita bacon (proshutë e tymosur)
  • Vaj luledielli për skuqje
  • Disa stikadent

Udhëzimet

1

Djathin e fusni në një qese kuzhine dhe e fusni në frigorifer për disa orë.

2

Më pas i nxirrni dhe në tavolinën e punës, i shtypni duke formuar disa shirita më të gjatë.

3

I mbështillni “shkopinjtë”me shiritat e baconit.

4

Fiksojini mirë ndihmën e stikadentëve.

5

Filloni t’i skuqni në një tigan me vaj luledielli të paranxehur për 10-15 minuta.

6

Më pas i servirni në një pjatë ku keni shtruar një letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt.

7

Shijojini me salcën tuaj të preferuar!

Lini një koment