Sugjerojmë:

Shafran dhe mjaltë, një dyshe që lufton fuqishëm aknet!

Ka shumë faktorë që kontribuojnë tek shfaqja e akneve. Në bazë qendron yndyra e tepërt dhe poret e hapura, megjithatë vizita tek dermatologu ju jep përgjigjen e shumë pyetjeve që keni në mendje.

Mes shumë kurave që mund të keni provuar,  Neps vjen sot me një propozim të thjeshtë në kushtet e shtëpisë. Madje nuk do ju lëmë pa përmendur edhe arsyet konkrete pse kjo maskë shtëpiake është vërtet efektive.

Çfarë ju nevojitet:

  • ½ lugë çaji me shafran Indie
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

  • I bashkoni të dy përbërësit, aplikojeni në fytyrë.
  • E lini të veprojë në fytyrë për 10-15 minuta.

Image result for turmeric and honey

Pse funksionon?

  • Shafrani i Indisë ka veti anti-inflamatore dhe rrjedhimisht ndihmon në reduktimin e inflamacionit në fytyrë.
  • Në kombinim me mjaltin është një dyshë e shkëlqyer, pasi ky i fundit është ka veti antibakteriale dhe antimikrobiale.
  • Të dyja bashkë ndihmojnë në përmirësimin e shenjave dhe plagëve që mund të ketë fytyra./neps.al 

Lini një koment