Sugjerojmë:

Sallatë super e shpejtë me lakër të kuqe. E shëndetshme dhe e pasur në lëndë ushqyese!

300 gram lakër të kuqe
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle uthull molle
½ lugë çaji kripë
½ lugë çaji piper i zi

1.Pasi e kemi larë mirë dhe prerë lakrën, e vendosim në një tas të madh. Në një enë qelqi trazojmë bashkë vajin,uthullën,kripën dhe piperin.

2.Salcën e krijuar ia shtojmë sipër lakrës dhe e përziejmë mirë.

3.Në fund i hedhim mjaltin.

4.Sallata është gati!

Lini një koment