Dreka/ RECETA

Sallatë me pasta, mish pule dhe perime

Sallatë me pasta, mish pule dhe perime

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Recetë plot shije, ngjyra e vlera ushqimore për ju dhe familjen tuaj!

Ingredientët

  • 4 gjokse pule
  • 1 ½ lugë gjelle vaj ulliri
  • 4 thelpi hudhra
  • Kripë, piper të zi
  • 1 pako pasta (për shembull fusilli)
  • Trumzë e freskët
  • Pak rigon
  • 150 gram pomodorini
  • 1 spec i kuq ose jeshil i prerë në shirita të hollë
  • ½ filxhan me ullinj të zinj
  • 1 qepë e kuqe mesatare e prerë në rrathë të hollë
  • 1/3 filxhan me djathë parmixhano
  • Për salcën:
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle uthull molle
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 thelpi hudhër e grimcuar
  • Pak kripë dhe piper të zi

Udhëzimet

1

Në një tas të vogël bashkoni të gjithë përbërësit për salcën dhe i përzieni mirë. I lini mënjanë.

2

Ndërkohë në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë pastat. I kulloni dhe i lini mënjanë.

3

Mishin e pulës e prisni në shirita jo shumë të hollë. I marinoni me kripë, piper, pak vaj ulliri, trumzë, rigon dhe hudhra. I vendosni për t’i skuqur në një tigan për 6-8 minuta.

4

Tani merrni një tas të madh. Shtoni në të makaronat, shiritat e mishit të pulës, specin, qepën, domatet e prera përgjysmë.

5

Sipër i shtoni salcën marinuese, pak kripë dhe piper nëse është e nevojshme.

6

I përzieni të gjitha bashkë dhe shijojeni së bashku me djathin parmixhano sipër!

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply