Sugjerojmë:

Sallatë e freskët me mish pule, kërpudha e selino

Freskia e selinos kombinohet shumë mirë me shijen e mishit dhe delikatesën e kërpudhave. Sallata me pula, kërpudha e selino është shumë mirë e asimilueshme nga organizmi ynë.

Përbërësit për 4 persona:

  • 600 gram gjoks pule i gatuar
  • 4 kërcej selino
  • 4 lugë kos i plotë
  • kripë
  • 300 gram kërpudha shampinjon të freskëta
  • 3 lugë majonezë
  • 1 tufë bar qepe

Përgatitja:

  • Gjoksin e zier ose të pjekur të pulës bëjeni fije-fije. Merrni kërcejt e pastruar të selinos dhe pritini në feta rrethore.
  • Merrni një tufëz bar qepe dhe priteni. Pastroni shampinjonat. Bashkoni përbërësit në pjatat e servirjes.
  • Përzieni majonezën, jogurtin, barin e grirë të qepës, kripën dhe piperin. Hidhni pak nga kjo salcë nëpër pjatat e servirjes.

Lini një koment