Sugjerojmë:

Rizoto me perime dhe karkaleca, dreka ideale për këtë të martë!

Rizoto me perime dhe karkaleca, dreka ideale për këtë të martë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Nuk është një rizoto klasike. Ju sigurojmë për këtë!

Ingredientët

  • 2 gota e gjysmë lulelakër e grirë imët
  • 1 qepë e grirë imët
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 2 thelpi hudhra
  • 2 vezë të rrahura
  • ½ filxhan me bizele të ngrira
  • 5-6 karkaleca (varësisht numrit të personave që jeni)
  • 1 qepë e njomë e grirë imët për servirje
  • 1 lugë gjelle vaj luledielli
  • Kripë, piper për shije

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me pak vaj luledielli, skuqni qepën, karotën për 3-5 minuta.

2

Shtoni specat e prera në copa të vogla dhe hudhrën. I përzieni vazhdimisht dhe i shtoni kripë e piper.

3

I hiqni perimet nga tigani. I kaloni në një pjatë dhe i mbuloni për t’i mbajtur të ngrohta.

4

Ndërkohë në një tigan me 1 lugë gjelle vaj, skuqni vezët dhe i përzieni vazhdimisht derisa ato të thërrmohen. I shtoni pak kripë e pipër.

5

Tani shtoni edhe lulelakrën e copëtuar (gati si një oriz) dhe bizelet. Shtoni edhe perimet që latë mënjanë pak më parë. I përzieni mirë për 2-3 minuta.

6

I shtoni karkalecat dhe i lini në zjarrr edhe për disa minuta të tjera. Shijojeni të ngrohtë me pak qepë të njomë të grirë sipër

Lini një koment