Sugjerojmë:

Receta klasike italiane e makaronave me domate dhe karkaleca

Receta klasike italiane e makaronave me domate dhe karkaleca

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ku ka makarona dhe karkaleca, dije se do shijosh një recetë të paparë!

Ingredientët

  • 500 gram makarona (modeli sipas dëshirës)
  • 250 gram karkaleca të freskët
  • 200 gram domate të freskëta
  • disa gjethe borzilok
  • vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni domatet e prera në copa të vogla.

2

Shtoni dhe 1 gotë ujë. Pasi uji të ketë avulluar tërësisht shtoni pak kripë dhe sheqer.

3

Ndërkohë në një tigan tjetër të pastër me pak vaj ulliri skuqni karkalecat me pak kripë.

4

Pas 5 minutash i hiqni dhe i bashkoni në tiganin ku kishit domatet.

5

I përzieni mirë dhe shtoni sipër makaronat ( që duhet t’i keni zierë më parë në një tenxhere me ujë e kripë).

6

I përzieni mirë të gjitha bashkë dhe i shërbeni makaronat e ngrohta, me pak borzilok sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment