Sugjerojmë:

Receta italiane e një sanduiçi kaprez

Receta italiane e një sanduiçi kaprez

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 4 minuta

Ingredientët

  • 1 bukë e rrumbullakët
  • Disa gjethe borziloku
  • 2 domate
  • Mozzarella e freskët
  • Pesto e çastit
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Bukën e ndani në feta-feta.

2

E lyeni secilën me sasinë e dëshiruar të pestos.

3

Shtoni nga 1 fetë djathë mozzarella, 1 fetë domate, pak borzilok dhe sipër i vendosni feten tjetër të bukës.

4

E lyeni bukën me pak vaj ulliri, me ndihmën e një furçeje. E lyeni nga të dyja anët.

5

Tani e fusni në toster dhe për 4 minuta sanduiçi kaprez është gati për t’u ngrënë!

Lini një koment