Sugjerojmë:

Reçel me manaferra, për ta shijuar çdo mëngjes!

Reçel me manaferra, për ta shijuar çdo mëngjes!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Ingredientët

  • 1 kg manaferra
  • 400 gram sheqer
  • lëngu i një limoni
  • 1 gotë ujë
  • 1 bustinë vanilje

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë manaferrat.

2

Pas 20 minutash shtoni sheqerin dhe i përzieni vazhdimisht me një një lugë druri.

3

Nga fundi, kur ta shikoni që manaferrat janë tretur tërësisht shtoni lëngun e limonit dhe vaniljen.

4

Tani e hiqni nga zjarri dhe kalojeni reçelin në kavanoza të sterilizuar. I vendosni kapakun mirë dhe i ktheni përmbys.

5

Ruajini në vende të thata dhe larg nxehtësië. Ju bëftë mirë!

Lini një koment