Sugjerojmë:

Pse toniku i fytyrës është po aq i rëndësishëm sa kremi? Ja si të përgatisim një me kastravec

Toniku i fytyrës përfaqëson një hap të rëndësishëm të kujdesit tonë të përditshëm ndaj fytyrës. Shpesh, kur flasim për rutinën e bukurisë, kemi vënë re se shumë gra e anashkalojnë atë dhe menjëherë pas pastrimit, kalojnë direkt tek kremi hidrtatues. Por pse është kaq i rëndësishëm toniku? Ai ekuilibrohn pH e lëkurës dhe heq mbetjet e fundit të trukut nga fytyra jonë duke na dhënë ndjesinë e një pastrimi të thellë. Gjithashtu pH i normalizuar është shumë i rëndësishëm edhe për absorbimin e duhur të kremit hidratues ose antirrudhë që përdorim më pas.

Si të përgatisim vetë një tonik me kastravec?
Mjafton një kastravec të cilin duhet ta shtrydhni dhe t’i filtroni lëngun. Përziejeni me një lugë mjaltë dhe toniku juaj është gati. Dhe më e rëndësishmja: Mos harroni ta përdorni çdo natë!

Lini një koment