Sugjerojmë:

Po rizoton me mandarina e keni provuar?

700 gram mandarina
400 gram oriz për rizoto
120 gram djathë grana i grirë imët
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpë
50 gram gjalpë i ftohtë
1.5 L lëng perimesh
3-4 lugë gjelle sheqer kaf
Kripë, piper

1.Lëmë mënjanë dy mandarina, ndërsa të tjerave ua qërojmë lëkurën me rende (vetëm pjesën e verdhë) dhe më pas i
shtrydhim.

2.Në zjarr vëmë një tenxhere ku hedhim vajin e ullirit dhe gjalpin, skuqim për 2 minuta orizin duke e përzier me lugë druri, shtojmë lëkurën e mandarinave, i skuqim për një minutë dhe më pas e shuajmë orizin me gjysmën e lëngut të mandarinave.

3.E lëmë orizin të ziejë me lëngun e mandarinave dhe kur ky të shterojë, shtojmë lëng të valuar me garuzhde sipas nevojës derisa orizi të ziejë plotësisht.

4.Ndërkohë, presim në feta të holla mandarinat që kishim lënë mënjanë dhe i hedhim në një tigan me sheqerin kaf. I lëmë në zjarr për 3-4 minuta derisa të shohim që janë karamelizuar.

5.Kur orizi të jetë zier, fikim zjarrin, shtojmë gjalpin e ftohtë nga frigoriferi e të prerë në kubikë, djathin grana, kripë e piper sipas nevojës dhe lëngun e mandarinave që kishim lënë mënjanë.

6.I përziejmë me lugë druri dhe pas 2 minutash e shërbejmë me fetat e mandarinave.

Lini një koment