Sugjerojmë:

Petulla të fshira, shije e paparë!

Petulla të fshira, shije e paparë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Kush mbaron tjetër për petullat e fshira? Epo jeni në vendin e duhur pasi Neps.al ju sjell sot recetën e tyre...

Ingredientët

  • 500 gram miell
  • 1 litër ujë
  • Kripë
  • 6 kokrra vezë
  • 2 lugë gjelle vaj ose gjalpë i tretur
  • 1 lugë gjelle gjalpë për lyerjen e tiganit
  • Për mbushjen:
  • 5 lugë gjelle vaj ulliri
  • 6-7 thelpinj hudhër
  • 200 gramë djathë i bardhë

Udhëzimet

1

Vendosim ujin dhe miellin në një tas dhe i trazojmë mirë me telin e vezëve, derisa të krijohet një masë homogjene.

2

Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë përzierjen derisa masa të lidhet dhe të bëhet kremoze. Në fund shtojmë kripën dhe 2 lugë vaj.

3

Ngrohim tiganin në temperaturë mesatare dhe e lyejmë atë me pak gjalpë ose vaj duke e fshirë tiganin dhe më pas shtojmë një garuzhde me brumë duke e hapur në të gjithë sipërfaqen e tiganit, njësoj siç veprojmë me krepat.

4

E lemë 2 minuta të piqet dhe e kthejmë duke e pjekur petullën e fshirë nga të dy anët. Kështu veprojmë derisa të mbarojë i gjithë brumi.

5

Lyejmë një tavë të vogël me pak gjalpë ose vaj ulliri dhe vendosim petullat e shtrira duke vendosur mbi çdo petull pak djathë të thërrmuar, hudhrat e grira imët dhe pak vaj ulliri.

6

Kështu vazhdojmë deri në përfundimin e petullave, e spërkasim në fund sipërfaqen me djathë, hudhër dhe pak gjalpë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 220 gradë Celsius për 20 minuta.

Shënime

Receta dhe fotoja realizuar nga Zonja Vjollca. Marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment