Sugjerojmë:

Për mëngjes, bukë me vezë dhe perime në furrë

4-6 feta bukë të bardha
6 kokrra vezë
50 gram djathë i butë kaçkavall
2 feta proshutë
1 qepë të vogël
50 gram mocarella
1 spec i kuq
1 tufë majdanoz i grirë imët
Kripë dhe piper

1.Në një tepsi shtrojmë letër pjekjeje dhe mbi tepsi vendosim fetat e bukës (pa kore) derisa të mbulojmë të gjithë bazën e tavës.

2.Në një tas vendosim 6 vezë të plota, shtojmë në të 1 qepë të vogël të prerë në kubikë të vegjël, 1 spec të kuq dhe 2 feta proshutë po ashtu në kubikë të vegjël.

3.Shtojmë 50 gramë mozzarella dhe 50 gram kackavall të butë që shkrin të grirë në rende hollë.

4.Shtojmë në fund kripë dhe piper të zi. Të gjithë përbërësit në një tas i përziejmë mirë dhe i vendosim mbi bazën me bukë.

5.I nivelojmë mirë dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 45-50 minuta.

6.Pasi e nxjerrim, nga furra e lëmë tavën t’i bjerë temperatura e lartë dhe e shëbejmë të vakët.7. Ju bëftë mirë!

Lini një koment