Sugjerojmë:

Penne me domate qershi dhe stika pishe. Receta 5-minutëshe nga Arbana Osmani

Penne me domate qershi dhe stika pishe. Receta 5-minutëshe nga Arbana Osmani

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Shkëputur nga libri i njohur i moderatores Arbana Osmani: "Receta për 5 minuta". Nëse nuk e keni mundësinë për t'i blerë stikat, thjesht mos i përdorni.

Ingredientët

  • 250 gram makarona penne
  • 100 gram stika
  • 200 gram domate qershi
  • 1 lugë gjelle djathë filadelfia
  • 2 lugë gjelle djathë parmixhano
  • 1 tufë borzilok
  • 2 thelpi hudhër
  • 5-6 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1.5 L ujë
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Zieni makaronat në 1.5 L ujë me kripë.

2

Ndërsa ziejnë përgatisni salcën duke skuqur hudhrën e prerë imët në vaj ulliri.

3

Kur të jetë zbutur hudhra prisni domatet qershi në gjysmë dhe i shtoni në tigan.

4

Hidhni kripë e piper dhe mbuloji me kapak.

5

Uleni zjarrin në mesatar dhe i lini për 5-6 minuta.

6

Në një tigan tjetër skuqni stikat (pa vaj) derisa të marrin faqe.

7

Shtoni djathin filadelfia, stikat dhe kalojini makaronat nga tenxherja ku kanë zierë, në një tigan (me anë të një lugë me vrimë që të kullojnë). I përzieni mirë e mirë.

8

Shtoni pak nga lëngu i makaronave dhe vazhdoni përzierjen në zjarr të fortë.

9

Kur makaronat të kenë thithur mirë salcën e krijuar, shtoni djathin parmixhano dhe i shërbeni me pak borzilok.

Shënime

Receta marrë nga libri" Receta për 5 minuta" me autore Arbana Osmanin

Lini një koment