Sugjerojmë:

Patëllxhanë të mbushur me karrota dhe speca

2 karrota
1 spec i kuq
2 domate
3 thelpinj hudhre
Djathë i fortë kaçkavall
Gjethe majdanozi
Kripë, Piper i zi
Vaj ulliri

1.Perimet lajini mirë.

2.Hudhrën shtypeni e shtoni vajin e ullirit, majdanozin dhe kripën.

3.Patëllxhanët pritini në shirita të hollë deri tek bishti.

4.Secilin shirit lyejeni me salcën e përgatitur me hudhër.

5.Ndërmjet shiritave të patëllxhanëve vendosni karrotat e prera në shiritë, specat, domatet e djathin e grirë hollë.

6.Në fund hidhuni edhe pak kripë sipër dhe djathë kaçkavall të grirë në rende.

7.Piqini në furrën e parangrohur në 200 gradë për 30-40 minuta.


Lini një koment