Sugjerojmë:

Patate të mbushura krokante

Patate të mbushura krokante

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 22 minuta

Një ide e mirë për t'i kënaqur miqtë tuaj në pak minuta!

Ingredientët

  • 6 patate mesatare
  • 1 filxhan me djathë çedar të grirë imët
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 150 gram bacon
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë gjelle piper i zi
  • Pak rigon

Udhëzimet

1

Lani mirë patatet dhe i ndani përgjysmë.

2

Përdorni një lugë për t’i hequr tulin e brendshëm.

3

I rendisni patatet e prera në një tavë. I spërkasni sipër me vaj ulliri, kripë dhe piper.

4

I fusni në furrë për 15 minuta në temperaturë 200 gradë.

5

Më pas i nxirrni nga furra, i mbushni patatet me bacon, djathë çedar dhe i shtoni pak rigon sipër.

6

I vendosni në furrë edhe për 5 minuta të tjera. Patatet janë gati për t’u shijuar!

Lini një koment