Sugjerojmë:

Patate në furrë pjekur me erëza. Shije speciale!

Patate në furrë pjekur me erëza. Shije speciale!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Mënyrë e veçantë dhe shumë praktike e shijimit të patateve. Duhet ta provoni!

Ingredientët

  • 6 patate të mëdha
  • 4-6 thelpi hudhra
  • 2 speca djegës të grira shumë imët
  • 1 lugë çaji kripë
  • ¼ filxhan me lëng limoni
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lugë çaji me piper të zi

Udhëzimet

1

Lani patatet dhe i thani mirë.

2

I prisni me ndihmën e një thike sikurse në foto.

3

Në një enë bashkoni të gjithë erëzat dhe me to mbushni patatet.

4

Në një enë radhisni patatet dhe i fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 200 gradë. Shijojini se do të dalin fantastike!

Lini një koment