Sugjerojmë:

Parfe pa pjekje, gati në 10 minuta!

Parfe pa pjekje, gati në 10 minuta!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Sa na shijojnë këto ëmbëlsirat që nuk na bëjnë shumë pis apo jo? E tillë është edhe kjo, prandaj ju ftoj t'i hidhni një sy recetës...

Ingredientët

  • Për karamelizimin e boronicave të kuqe:
  • ½ filxhan me lëng portokalli natyral
  • ½ filxhan me sheqer
  • 1 ½ filxhan me boronica të kuqe
  • Për parfenë: 220 gram krem djathi
  • 1/3 filxhan me lëng portokalli
  • 3 lugë me krem të gatshëm
  • ¼ filxhan me sheqer
  • 2 lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
  • 1 ½ filxhan me biskota të thërrmuara
  • Krem i bardhë për në sipërfaqe (blihet i gatshëm në formën e shisheve që shkunden para përdorimit)

Udhëzimet

1

Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër pjekjeje.

2

Në një tas bashkoni lëngun e portokallit dhe sheqerin. I përzieni mirë për gati 3 minuta, derisa sheqeri të shkrijë tërësisht.

3

Shtoni boronicat e kuqe dhe i përzieni mirë.

4

Më pas i kaloni boronicat tek tava dhe i lini mënjanë për gati 30 minuta.

5

Ndërkohë fillojmë përgatitjen e parfesë.

6

Në një tas rrihni mirë kremin e djathit derisa të bëhet krem. I shtoni lëngun e portokallit, kremin e gatshëm, sheqerin, vaniljen dhe i rrihni sërish me mikser për 3 minuta.

7

Kalojeni masën në një qese plastike dhe shtypeni derisa mbushja të dalë në majë.

8

Merrni 6 gota për servirje.

9

Tek baza e secilës vendosni një sasi të barabartë biskotash të thërrmuara.

10

I ngjeshni mirë me dorë.

11

Sipër i shtoni secilës kremin që përgatitët.

12

E rregulloni pak me lugë dhe i vendosni në fund boronicat e karamelizuara.

13

Në majë të çdo parfeje vendosni edhe pak nga kremi i gatshëm, sikurse e shihni në foto.

14

I lini parfetë në frigorifer për 1 orë sa të forcohen pak, por nëse dëshironi mund t’i shijoni edhe menjëherë.

Lini një koment