Sugjerojmë:

Oriz me spinaq dhe mish pule

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
20 minuta
Sugjerohet për:
3 persona
Kalori:
340
500 gram spinaq
2 fileto pule
2 filxhan çaji oriz
1 tufë koper
3-4 qepë të njoma
½ litër ujë
2 lugë gjelle vaj ulliri
Lëngu i një limoni
Kripë, piper

1.Në një tenxhere skuqni qepët e njoma dhe spinaqin me vaj ulliri. Kini kujdes ta lani sa më mirë spinaqin.

2.Më pas shtoni filetot e pulës të ndara në copa të vogla, në mënyrë që të skuqen sa më mirë.

3.Tani shtoni orizin, i trazoni njëherë dhe më pas shtoni ujin. Shtoni kripën, piperin, lëngun e limonit dhe e lini për 10 minuta të ziejë.

4.Nga fundi i shtoni koprën e grirë imët. Ju bëftë mirë!

Komento