Sugjerojmë:

Në vend të patatinave të gatshme gatuaj këto kungulleshka krokante!

Në vend të patatinave të gatshme gatuaj këto kungulleshka krokante!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kjo recetë e kripur e kungulleshkave krokante, është perfekte për t'u konsumuar mes vakteve. Hidhini një sy, sepse kështu do të zëvendësoni edhe patatinat e gatshme, aspak të shëndetshme...

Ingredientët

  • 2 kungulleshka
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Pak kripë

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë dhe shtroni në të një letër kuzhine.

3

Lani kungulleshkat dhe i prisni në feta të holla. Mundohuni që t’i prisni të gjitha njësoj.

4

I lyeni fetat e kungulleshkave nga secila anë me vaj ulliri, pastaj i kriposni (jo shumë).

5

I vendosni me rradhë në tavë.

6

Tani i fusni në furrë për t’i pjekur për 15 minuta, por duke i kontrolluar vazhdimisht çdo 5 minuta.

7

Më pas i nxirrni, i lini të ftohen pak dhe mund t’i shijoni.

8

Nëse është nëvoja, mund t’i shtoni pak më shumë kripë.

Lini një koment