Dreka/ RECETA

Momenti për të shijuar disa njoki me pana dhe proshutë të tymosur

Momenti për të shijuar disa njoki me pana dhe proshutë të tymosur

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Sa kohë keni që nuk keni ngrënë njoki? Ejani t'i gatuajmë tani me recetën e Nepsit

Ingredientët

  • 1 pako pasta (njoki)
  • 50 gr gjalpë
  • 200 gram proshutë e tymosur
  • 1 kuti pana kuzhine
  • 150 gram djathë parmixhano të grirë imët
  • 1 lugë gjelle kripë

Udhëzimet

1

Në një tigan skuqni proshutën e tymosur me gjalpë. Shtoni panën dhe sipër i grini djathin parmixhano. Trazojeni mirë.

2

Ndërkohë në një tenxhere me ujë të valuar shtoni kripën dhe vendosni për të zierë njokit.

3

Pasi të jenë gati ia shtoni tiganit me pana. I trazoni mirë dhe në fund i servirni të ngrohta.

4

Sipër i grini djathë parmixhano. Ju bëftë mirë!

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply