Sugjerojmë:

Mjafton një vezë dhe pak bukë për një pjatë të shëndetshme, ekonomike dhe ‘low cost’

E dini që buka e mbetur mund të riciklohet në mënyra të ndryshme dhe të shijshme? Bëhet fjalë për një pjatë tipike rustike, të varfër,  të thjeshtë, por shumë e shijshme. Më poshtë do të lexoni për një recetë të shijshme që përdor bukën e ndenjur.

Përbërësit për 4 persona:

  • 4 vezë
  • 4 feta bukë e ndenjur
  • 2 presh
  • 50 gr gjalpë
  • 600 ml ujë
  • 1 ½ lugë kafeje kripe
  • Piper

 

Përgatitja:

  1. Prisni preshtë dhe pritini në feta të holla.
  2. Shkrini gjalpin në një tigan të madh ose tenxhere, shtoni preshtë dhe skuqini, më pas shtoni ujin. Shtoni kripë dhe lërini të ziejnë.
  3. Kur uji të ketë zier, thyeni vezët dhe më pas shtojini një nga një në ujin ku po ziejnë preshtë: kujdesuni që të mos prishen. Gatuajini njësoj si vezët poached, për të paktën 5 minuta.
  4. Sistemoni fetat e bukës në pjata dhe sipër shtojuni përzierjen me ujë e presh për t’u zbutur dhe në fund nga një vezë tek secila. Shtoni piper sipas dëshirës dhe shërbejini në tavolinë.

Lini një koment