Sugjerojmë:

Maskë me kakao për t’u dukur gjithnjë e re!

Falë përbërësve që ka, kjo maskë ka efekt lifting, duke tërhequr si rrjedhojë lëkurën dhe duke i bërë më pak të dukshme gjurmët e rrudhave.

Përbërësit:

  • 1 avokado
  • 3 lugë çaji kakao ( e hidhur)
  • 2 lugë çaji mjaltë
  • 1 lugë çaji kanellë

Përgatitja:

  • Fillimisht qëroni avokadon, vendoseni në një enë dhe shtypeni atë me anë të një piruni.
  • Më pas shtoni në të kakaon, mjaltin dhe kanellën.
  • Nëse dëshironi, mund t’i vendosni në një blender. Miksojini ato duke krijuar një lloj paste.
  • Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për rreth 10 deri në 15 minuta. Më pas, shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Rekomandohet që maskën ta përdorni dy herë në javë. Mos harroni se kakao është e pasur me antioksidantë dhe mund të pengojë në mënyrë të konsiderueshme zhvillimin e rrudhave në fytyrë./neps.al 

Lini një koment