Sugjerojmë:

Maska me tërshërë që zbeh dhe parandalon shfaqjen e rrudhave të para

Deri më tani është besuar se rrudhat shfaqen në të 3-tat, por sot po shohim gjithnjë e më shumë vajza të reja që përdorin kremra anti-plakje ose anti-rrudhë.

Janë radikalet e lira, rrezet ultravjollcë dhe toksinat, stresi, duhani, gjenetika, stili i jetesës etj ato që përshpejtojnë procesin e plakjes.

Ja një maskë natyrale me tërshërë që ka efekt lifting në fytyrën tuaj.

Do ju duhet: 

  • 2 lugë gjelle tërshërë
  • 1/2 filxhan me ajkë qumështi
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle vaj esencial bajameje

Udhëzime: 

  • Përzieni ajkën e qumështit me tërshërën dhe ngroheni pak në zjarr të avashtë.
  • Kur të shikoni që tërshëra është zbutur, shtoni vajrat.
  • Aplikojeni në lëkurë dhe lëreni për 20-30 minuta të veprojë.
  • Në fund e lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe fshijeni me një peshqir të pastër.

Related image

Kujdes: Shmangni sytë dhe buzët kur të aplikoni maskën./neps.al 

Lini një koment