Sugjerojmë:

Maska më e mirë natyrale për fytyrat e thata është kjo!

Fytyra e thatë ndonjëherë mund të irritohet se tepërmi me kalimin e kohës. Për t’i rikthyer asaj shkëlqimin që duhet, mund të përdorni fare mirë edhe maska shtëpiake, të cilat do të kenë të njëjtin efikasitet si kremërat e shtrenjtë.

Neps ka sot për ju një sugjerim:

Çfarë do ju nevojitet:

  • 1 avokado
  • 30 ml kos
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 tas
  • 1 pirun

Image titled Make a Homemade Face Mask for Dry Skin Step 2

Udhëzime:

  • Merrni një avokado, qërojeni dhe shtypeni me një pirun.
  • Shtoni në tas kosin, vajin e ullirit dhe mjaltin.
  • I përzieni mirë derisa të krijohet një pastë homogjene.
  • Me ndihmën e një furçeje apo me duar, aplikojeni maskën tek fytyra juaj.
  • E lini të veprojë për 15-20 minuta. Mundohuni t’i lidhni flokët me diçka në mënyrë që asnjë përbërës të mos ngjisë me to.

Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë. Kjo maskë rekomandohet të bëhet dy herë në javë për të gjithë ju që keni fytyrë të thatë./neps.al 

Lini një koment