Sugjerojmë:

Lazanja me patëllxhanë dhe rikota

3 ose 4 patëllxhanë rrethorë
500 gr pomodorini
250 gr rikota lope
1 qepë e njomë
1 thelpi hudhër dhe disa kaperi
1 karrotë
Disa gjethe borzilok
Kripë dhe piper
Vaj ulliri
  • Kaurdisni domatet me qepën, karotën, hudhrën dhe kaperit.
  • Lërini për rreth 30 minuta në zjarr dhe më pas hiqini.
  • Prisni patëllxhanët në feta rreth 1 cm, piqini në skarën e sobës dhe kripini.
  • Merrni një tavë dhe lyejeni me pak vaj.
  • Vendosni një shtresë patëllxhanësh me kujdes.
  • Vendosni më pas një shtresë nga gjella e përgatitur me domate dhe pak rikota të freskët.
  • Vazhdoni me 2-3 shtresa të tilla.
  • Në fund shtoni parmixhanin i cili do t’i japë një kore krokante tavës.
  • Piqeni në 180 gradë për 20 minuta.

Lini një koment