Sugjerojmë:

Kungulleshka të mbushura me djathë e me vezë

Kungulleshka të mbushura me djathë e me vezë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 4 kungulleshka
  • 3 vezë
  • 100 gram djathë guda
  • 20 gram gjalpë
  • 1 qepë e grirë imët
  • 3 thelpi hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Ndani përgjysmë kungulleshkat dhe u hiqni tulin. Tulin e prisni në kubikë dhe e skuqni në një tigan me gjalpë bashkë me qepën. I shtoni edhe hudhrat.

2

Pas 5 minutash i shtoni djathin, majdanozin dhe vezët. I shtoni edhe një lugë gjelle miell. I përzieni mirë dhe e fikni zjarrin.

3

Merrni një tavë dhe shtroni kungulleshkat. Mbushini me masën që përgatitët.

4

Tani e fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment