Sugjerojmë:

Kunguj të skuqur me kos, receta që ju freskon në këto ditë të nxehta!

Kunguj të skuqur me kos, receta që ju freskon në këto ditë të nxehta

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 3-4 kunguj
  • 3 thelpi hudhër
  • 3 gota kos
  • 1 tufë koper
  • Kripë
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tigan me pak vaj skuqni kungujt e prerë në feta-feta.

2

Më pas i kaloni në një pjatë, ku keni shtruar më parë një letër kuzhine, për të thithur vajin.

3

Në një tas përzieni kosin, kripën, hudhrën, koperin dhe vajin e ullirit. Në fund i shtoni kungujt dhe i trazoni.

4

Kungujt e skuqur me kos tani janë gati për t’u shijuar. Ju bëftë mirë!

Lini një koment