Sugjerojmë:

Kos shtëpie me fruta pylli, më e mira e të mirave!

Kos shtëpie me fruta pylli, më e mira e të mirave!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Kjo recetë të shijon kaq shumë kur bëhet me kos shtëpie, pasi ai është i trashë dhe pa hile. Mos e lini pa provuar sepse kërkon vetëm 5 minuta kohë!

Ingredientët

  • 1 gotë kos shtëpie i trashë
  • 1 lugë çaji vanilje pluhur
  • 100 gram tërshërë
  • 100 gram boronica
  • 2 lugë gjelle reçel manaferrash

Udhëzimet

1

Në një enë shtoni me radhë kosin, vaniljen, tërshërën dhe reçelin.

2

Tani i trazoni mirë të gjithë përbërësit me një përzierëse dore. E lini pak mënjanë për 20 minuta derisa tërshëra të zbutet.

3

Në fund e shërbeni në një pjatë dhe sipër i shtoni boronicat.

4

Shijojeni!

5

Shënim: Kjo recetë nuk ka nevojë për sheqer.

Lini një koment