Sugjerojmë:

Kokoshka të karamelizuara, e pamundur t’i rezistosh!

Kokoshka të karamelizuara, e pamundur t’i rezistosh!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Këto kokoshka të karamelizuara i japin një lezet tjetër, përpos metodës së zakonshme me të cilën jemi mësuar t’i përgatisim. Janë perfekte për t’u përgatitur në shtëpi, para një filmi, në festa ditëlindjesh apo në party.

Ingredientët

  • 100 gram kokoshka
  • 1 filxhan çaji me gjalpë
  • 2 filxhanë çaji me sheqer kaf
  • ½ lugë çaji me kripë
  • 1 lugë e gjysmë çaji me ekstrakt vaniljeje
  • ½ lugë çaji me sodë pjekjeje
  • ½ filxhan me shurup misri

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 200 gradë celsius. Merrni një tavë, vendosni një letër kuzhine, shtoni edhe kokoshkat.

2

Kokoshkat që shtoni tek tava i keni përgatitur fillimisht me metodën e zakonshme në një tenxhere me 1 lugë gjelle vaj luledielli e 1 lugë kripë).

3

Në një enë shkrini gjalpin. I shtoni sheqerin, shurupin dhe kripën.

4

E përzieni masën vazhdimisht. Shtoni sodën, vaniljen dhe e rrihni mirë.

5

Tani masën ja shtoni sipër kokoshkave, futeni në furrë për 1 orë. Ndërkohë që çdo 15 minuta i përzieni kokoshkat.

6

Në fund i nxirrni kokoshkat nga furra. I lini të ftohet dhe i ndani në copa të vogla, duke qenë se nga karamelizimi ato do të jenë bashkuar me të tjerat.

Lini një koment