Sugjerojmë:

Këtë mëngjes zgjidh shakshuka, pjatën tradicionale në Lindjen e Mesme!

Shakshuka

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 12 minuta

Ingredientët

  • 3 domate të buta
  • 4 vezë të mëdha
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ qepë e grirë imët
  • 1 spec të kuq
  • 2 thelpi hudhër
  • 1 majë lugë piper i kuq pluhur
  • Kripë dhe piper të zi
  • Bukë të ngrohtë për ta shoqëruar

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën dhe specin e kuq. Shtoni më pas hudhrën, piperin e kuq, kripën dhe piperin.

2

Tani shtoni domatet e prera në copa të vogla (pa lëkurë) dhe prisni disa minuta derisa të zbuten tërësisht.

3

Masën që përgatitët e kaloni në një tavë të vogël. Sipër saj thyeni 4 vezë.

4

E fusni tavën në furrë për 12 minuta në temperaturë 180 gradë. Mëngjesi është gati, shijojeni akoma më tepër duke e shoqëruar me bukë të ngrohtë.

Lini një koment