Sugjerojmë:

Kek me fruta të freskëta të stinës

Kek me fruta të freskëta të stinës

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 4 vezë
  • 250 gram miell
  • 100 gram arra
  • lëkura e një portokalli
  • 100 ml gjalpë
  • 150 ml kos
  • 1 gotë sheqer
  • 1 pako fryrës me aromë vaniljeje

Udhëzimet

1

Në një tas rrihni vezët me sheqerin. Shtoni gjalpin, kosin, arrat, lëkurën e portokallit, dhe fryrësin. I përzieni mirë. Në fund shtoni miellin dhe e punoni mirë masën me një rrahës elektrik.

2

Tani merrni një formë specifike keku dhe shtroni me kujdes masën që përgatitët.

3

E fusni në furrë për 40 minuta në temperaturë 180 gradë.

4

Sapo keku të jetë gati, sipër i shtoni çokollatë të shkrirë dhe prisni në copa të vogla frutat e stinës, duke përmendur këtu qershitë, pjeshkët dhe mjedrat. Ju bëftë mirë!

Lini një koment