Sugjerojmë:

Kek i shijshëm shtëpie me arra dhe shërbet

Kek i shijshëm shtëpie me arra dhe shërbet

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Na duhej një ëmbëlsirë si e shtunë që është apo jo? Hidhini një sy recetës së kekut me arra e shërbet...

Ingredientët

  • 3-4 kokrra vezë
  • 1 ½ filxhan çaji miell
  • 1 filxhan çaji arra
  • ½ filxhan sheqer
  • ½ filxhan vaj
  • 1 lugë kafe kanellë
  • 1 bustinë vanilje
  • 1 lugë kafe pluhur pjekës
  • Për shërbetin: 2 filxhanë sheqer, 2 filxhanë ujë, 1 filxhan kafe ekspres
  • Për kremin: 1 gotë pana ëmbëlsire, 2 gota qumësht, 3 lugë gjelle niseshte, 3 lugë gjelle sheqer, 1 bustinë vanilje

Udhëzimet

1

Rrahim vezët me sheqerin sa të rritet volumi e masa të bëhet si krem. Perziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe me kanellën dhe fillojmë ta shtojmë gradualisht tek vezët duke e situr dhe duke e përzier nga poshtë lartë.

2

Gjatë kohës që shtojmë miellin shtojmë dhe vajin dhe më pas arrat e grira.

3

Lyejmë një tavë me pak gjalpë ose vaj dhe hedhim masën e përgatitur dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 175-180 gradë Celsius për 40 minuta.

4

Ndërkohë përgatisim sherbetin. Hedhim në një tenxhere ujin dhe sheqerin dhe e lemë të ziejë për 5 minuta.

5

Në fund shtojmë 1 filxhan kafe ekspres dhe e lemë shërbetin të ftohet.

6

Pasi keku të jetë pjekur e sherbetosim dhe e lemë që ta përthithë mirë sherbetin.

7

Ndërkohë përgatisim kremin me të cilin do të servirim kekun me arra.

8

Vendosim qumështin të ngrohet dhe ndërkohë trazojmë në një enë panën me niseshten, vaniljen dhe sheqerin. E shtojmë tek qumështi dhe e lemë kremin të marrë valë.

9

E lemë kremin të ftohet dhe pasi keku ta ketë përthithur plotësisht sherbetin vendosim kremin mbi kek duke e niveluar mirë.

10

E spërkasim në fund me pak arra të thërrmuara dhe e lemë të ftohet për ta shijuar më pas.

Shënime

Receta marrë nga: balkanweb.com

Lini një koment