Sugjerojmë:

Kek i kripur me djathë dhe ullinj

Kek i kripur me djathë dhe ullinj

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Shumë preferojnë të ëmblat, por ka edhe nga ata që mbarojnë për të kripurat. Prandaj ne sjellin një kek të tillë, me një shije shumë të mirë!

Ingredientët

  • 3 vezë
  • 1 filxhan çaji kos
  • 1 filxhan çaji vaj luledielli
  • 1 filxhan çaji qumësht
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 4-5 filxhan çaji miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1/2 lugë çaji sodë buke
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 100 gram djathë i bardhë
  • 1/2 tufë koper
  • 1/2 tufë majdanoz
  • Susam
  • 12-15 kokrra ullinj

Udhëzimet

1

Vendosim në një tepsi një letër pjekjeje dhe lyejmë tavën me pak gjalpë. E spërkatim atë me susam.

2

Në një tas rrahim 3 vezë, shtojmë kosin, e përziejmë me vezët, shtojmë vajin, qumështin, pak sheqer.

3

Në një tjetër tas përziejmë produktet e thata, miellin, pluhurin pjekës dhe sodën e bukës.

4

Më pas i shtojmë pak nga pak tek tasi me vezë dhe qumësht, e trazojmë dhe shtojmë pak kripë dhe djathin e thërmuar si dhe erëzat, majdanozin dhe koperin pasi i kemi përzierë mirë.

5

Vendosim brumin duke e niveluar në një tepsi. Vendosim sipër disa ullinj dhe e vendosim në furrë, në temperaturë 190 gradë celsius, për 35 minuta.

Shënime

Receta dhe foto marrë nga: shqiptarja.com

Lini një koment