Sugjerojmë:

Guacamole, receta tipike e salcës së famshme meksikane

Salca guacamole është një krem i shijshëm i ftohtë me bazë avokadoje. Shoqëron tortilla-t tradionale dhe disa prej pjatave më të famshme të kuzhinës meksikane si fajitas, chips, etj.

Le të shohim recetën hap pas hapi:

Ndani përgjysmë një avokado të pjekur për së gjati, hiqni bërthamën dhe qëroni dy gjysmat e frutit.

E përzieni avokadon me lëngun e limonit ose limen që të mos nxihet. Ndani përgjysmë edhe një domate, hiqini ujin dhe farat. Priteni në kubikë të vegjël.

Kalojeni avokadon në mikser bashkë me qepën e grirë, kripë, piper, disa pika lëng limoni ose lime, disa pika tabasco dhe pak vaj ulliri. Shtoni tek kremi edhe domatet e prera në kubikë të vegjël dhe lëreni guacamole-n të pushojë për 30 minuta.

 

Spërkateni sipërfaqen me fletëza bajamesh dhe copat e specit të freskët të prerë në feta të holla. Shijojeni, salca është gati!

Lini një koment