30-60 min/ Dreka/ Kuzhinë/ Kuzhinë spanjolle/ RECETA/ SA KOHË KE?

Gjoks pule me mustardë, pana dhe sherebelë

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

Ingredientët

  • 8 feta gjoks pule të holla
  • 1-2 lugë salcë
  • 100 gr djathë të grirë Grana Padano
  • 150-200 ml pana ose qumesht
  • Vaj ulliri
  • Gjethe sherbele
  • Majdanoz i grirë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1/2 lëng limoni
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Fetat e mishit rrihini me rrahësen e mishit për t’i bërë sa më të holla duke i mbuluar me parë me letër plastike për kuzhinë.

2

Te çdo fetë mishi vemë afërsisht 2 lugë djathë të grirë, pak gjethe sherbele të grirë ose majdanoz nese nuk preferoni sherbelen.

3

Mblidhini si role dhe fiksojini me një kruajtëse dhëmbësh.

4

Në një tigan hidhni pak vaj ulliri, hudhrën e shtypur dhe kur vaji të jetë ngrohur skuqini roletë e mishit nga të gjitha anët.

5

Spërkatini me pak kripë dhe lëng limoni.

6

Shtoni në tigan salcën, panën dhe i lemë në zjarr të ulët për 10 minuta afersisht, derisa mishi të jetë zier aq sa duhet.

7

Nëse salca trashet shumë hollojeni me pak pana ose qumësht.

8

Sherbejini roletë së bashku me salcën, pak vaj ulliri, piper dhe majdanoz të grirë ose gjethe sherbele.

You Might Also Like