Sugjerojmë:

Forconi imunitetin me këtë supë kremoze me kunguj

Forconi imunitetin me këtë supë kremoze me kunguj

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Kungujt kanë aftësinë të ulin kolesterolin dhe të përmirësojnë shëndetin kardiovaskular. Prandaj mos hezitoni të përgatisni një supë të lehtë me to....

Ingredientët

  • 500 gram kunguj
  • 1 litër lëng perimesh
  • 1 qepë
  • pak arrë moskat
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere skuqni gjalpin me qepën e grirë imët. Më pas shtoni kungujt e prera në feta të holla.

2

Në fund shtoni lëngun e perimeve dhe i lini të ziejnë për 35-40 minuta.

3

Më pas e hiqni supën nga zjarri dhe për ta bërë kremoze përdorni një blender dore. Në fund i shtoni kripën, piperin, arrën moskat dhe vajin e ullirit.

4

E lini pak të ftohet dhe pas kësaj mund ta shijoni supën. Ju bëftë mirë!

Lini një koment