Sugjerojmë:

Fileto pule krokante, ç’të hash!

Fileto pule krokante, ç'të hash!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Fileto të holla pule, marinuar një ditë më parë dhe gatuar me një sërë përbërësish të tjerë të shijshëm, është receta që duhet të provoni sot!

Ingredientët

  • 4 fileto të holla pule
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 vezë
  • 1 lugë gjelle erëza të përziera kuzhine
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • ¼ gotë me djathë parmixhano të freskët
  • 1 gotë me galetë (bukë e thekur e grirë imët)
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • Kripë, piper për shije
  • 1 lugë gjelle majdanoz i freskët

Udhëzimet

1

Nëse filetot e pulës i keni të trasha, me një thikë të mprehtë, i prisni në fileto më të holla.

2

Më pas i marinoni ato me kripë, piper, erëzat e përziera dhe vaj ulliri.

3

I vendosni në në tas, i mbështillni me një qese kuzhine dhe i lini në frigorifer për të paktën 1 orë. E mira do ishte t’i linit një ditë para në frigorifer.

4

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

5

Merrni një tas. Rrihni në të vezët, qumështin. Shtoni pak kripë dhe piper.

6

Ndërkohë në një enë tjetër kombinoni hudhrën, parmixhanon, galetën dhe specin e kuq pluhur.

7

Merrni filetot e pulës me radhë. Në fillim i kaloni tek masa me vezë dhe më pas i kaloni tek tasi i dytë.

8

Tani i vendosni filetot tek tava ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

9

I fusni në furrë për 15 minuta derisa filetot të marin një ngjyrë kafe të artë.

10

I shërbeni sipër me pak majdanoz të freskët dhe shërbejeni menjëherë.

Lini një koment