Ëmbëlsira/ RECETA

Edhe ju keni neps për një cheesecake me biskota dhe çokollatë?

Cheesecake me biskota dhe çokollatë

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (1 votes, average: 1.00 out of 5)
Loading...
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 2 ore

Ingredientët

  • 300 gram biskota me çokollatë
  • 80 gram gjalpë i shkrirë
  • 10 gram xhelatinë
  • 250 krem djathi
  • 250 gram maskarpone
  • 100 gram sheqer pluhur
  • 1 pako vanilje
  • 300 gram pana
  • 100 gram çokollatë
  • 100 gram pana për ëmbëlsira

Udhëzimet

1

Në një enë të madhe të madhe shtoni biskotat e grira imët dhe gjalpin e shkrirë. Trazojini mirë.

2

Vendosini si bazë në një formë rrumbullake specifike për cheesecake. Vendosini në frigorifer për të paktën 30 minuta.

3

Ndërkohë në një enë tjetër zbusni xhelatinën në ujë të ftohtë. Më pas shkrijeni në 50 ml pana të nxehtë.

4

Në një enë tjetër rrihni me një rrahëse elektrike kremin e djathit dhe maskarponen. Shtoni sheqerin pluhur, vaniljen, panën për ëmbëlsirë, 100 gram biskota të thërrmuara dhe xhelatinën që shkrirë në pana.

5

Mbushjen që përgatitët e vendosni me kujdes tek forma e kekut. Nivelojeni mirë. Futeni përsëri në frigorifer.

6

Në një enë shkrini çokollatën dhe panën për ëmbëlsira. I trazoni mirë. Ia shtoni sipër ëmbëlsirës dhe me ndihmën e një spatule përhapeni mirë.

7

E fusni përsëri në frigorifer dhe pas dy orësh mund të shijoni (që forma e ëmbëlsirës të jetë forcuar disi). Ju bëftë mirë!

You Might Also Like

2 Comments

  • Reply
    Antwan Monsay
    25/06/2019 at 10:19 am

    Hi there! Do you know if they make any plugins to assist with Search Engine Optimization? I’m trying to get my blog to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good results. If you know of any please share. Cheers!

  • Reply
    oprol evorter
    29/06/2019 at 11:53 am

    Thanks for helping out, superb info. “Job dissatisfaction is the number one factor in whether you survive your first heart attack.” by Anthony Robbins.

  • Leave a Reply